Haradinaj: ‘Feronikelit’ i duhet 2 milionë euro për ta tejkaluar gjendjen e tanishme

01 maj 11:36

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot për vizitë në komunën e Drenasit, ku është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Gjatë këtij takimi, Haradinaj është shprehur i gatshëm për ta ndihmuar komunën e Drenasit për të zgjidhur situatën e krijuar në kompaninë “Feronikeli”.

Haradinaj ka thënë se do të mundohet të bëjë gjithçka për këtë kompani brenda normave ligjore.

Ndërsa gjatë takimit me sindikalistët e “Feronikelit”, Haradinaj ka bërë me dije se bëhet fjalë për 2 milionë euro që i duhen kësaj kompanie për ta tejkaluar gjendjen në të cilën po përballet.

Në këtë kontekst, Haradinaj ka thënë se kjo sasi parash më pas do t’i kthehej Qeverisë së vendit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke uruar 1 Majin ka…