Reçica ua kthen shpresen pensionistëve

17 shtator 2019 | 10:17

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në dorëheqje, Skënder Reçica, gjatë një takimi me pensionist ua ka bërë me dije se me qeverisjen e Nismës ndër vendimet e para që do të merren do të jetë njohja e stazhit edhe atyre që nuk e kanë përmbushur kriterin prej 15 vitesh stazh pune e që janë larguar nga marëdhënja e punës gjatë viteve të ‘90-ta, nga regjimi serb.

Postimi i plotë i Reçicës:

Largimi me dhunë nga puna, nga ish regjimi serb në vitet e 90-ta, ka bërë që qytetarët tanë të mos gëzojnë pensionin kontributiv të merituar, për shkak të mos përmbushjes së kriterit prej 15 vite stazh pune, ashtu siç kërkohet me legjislacionin aktual.

Me reformën pensionale të hartuar në MPMS nën udhëheqjen time, të gjithë këtyre pensionistëve do t’iu njihet stazhi i punës dhe do të gëzojnë pensionet që meritojnë.

Me NISMA’n në Qeverinë e ardhshme, që në fillim të mandatit do të ndalet diskriminimi ndaj kësaj kategorie pensionistësh dhe ata do të fillojnë ti marrin pensionet kontributive meritore.

#BASHKËPËRSHTETIN

#MeFatmirLimajnKryeministër

#SkenderReçica14

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familjes së dëshmorit Xhavit Sylaj sot iu është dhuruar një…