Red Bull prezanton makinën me të cilën Verstappen synon titullin e katërt në Formula 1

16 shkurt 2024 | 12:08

Makina Red Bull RB20, me të cilin Max Verstappen shkon në kërkim të titullit të katërt kampion bote në Formula 1, u prezantua për mediet dhe fansat.

Njëvendëshja kampion bote në dy sezonet e fundit synon të vijojë në këtë rrugë edhe këtë vit. Ajo do të pilotohet nga kampioni holandez dhe meksikani Sergio Perez. Skuadra kampion bote ka nisur kështu fushatën e saj për të dominuar edhe këtë vit, pas skandalit që po kalon me shefin e saj Christian Horner, i pranishëm në këtë ceremoni. Sa i përket makinës, drejtuesit e kanë përcaktuar RB20 si një evolucion të RB19 që dominoi sezonin e kaluar (fitoi 21 nga 22 gara). Por, në shikim të parë nuk mungojnë risitë, veçanërisht në nivelin aerodinamik.

“Synojmë të jemi sërish dominues në pistë. E dimë që këtë sezon do të jetë më e vështirë, por jemi përgatitur për konkurrencën. Kemi bërë disa përmirësime e do të vazhdojmë të bëjmë përgjatë sezonit”, ka thënë Horner.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…