Regjistrimi i popullsisë së Kosovës do të bëhet në vitin 2022
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për regjistrimin ekonomive familjare dhe banesave.
Në mbledhje e qeverisë është bërë me dije se regjistrimi i popullsisë së Kosovës do të bëhet në vitin 2022.
Sipas kryeministrit Albin Kurti, ky projektligj do të zhvillohet në vitin 2022, dhe do të ndihmojë në përcaktimin e kompetencave të organeve të cilat rregullojnë dhe zbatojnë procesin e regjistrimit të popullsisë.
Propozimin e këtij projektligji para kabinetit qeveritar e ka bërë ministri i Financave, Hekuran Murati.
“Regjistrimi i popullsisë është bërë në vitin 2011 dhe normalisht do të duhej që të bëhej në vitin 2021, por për shkak të pandemisë dhe të rrëzimit të qeverisë, regjistrimi do të bëhet në vitin 2022”, ka thënë Murati.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në vitin 2018, numri i banorëve rezidentë në Kosovë ishte rreth 1.8 milion.



