Reja: 4-5 lojtarë të Superiores janë gati për Kombëtaren A

10 nëntor 16:10

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja pas miqësores së humbur 1-0 ndaj Katarit, ka thënë se pesë futbollistë të kampionatit shqiptar janë gati për të luajtur në ndeshjet zyrtare me fanellën kuqezi.

“Ishte një paraqitje e kënaqshme, jam i kënaqur nga djemtë që punuan mjaft mirë gjatë kësaj periudhe. Meritonim një rezultat më të mirë, përballë një skuadre të fortë. Katari ka një ekip të mirë, fizik dhe teknik. Edhe ne ishim në nivelin e duhur. Nuk na u akordua një penallti e pastër, ashtu si edhe në ndeshjen ndaj Arabisë Saudite. Megjithatë, paraqitja e skuadrës ishte e rëndësishme. Më pëlqyen të gjithë lojtarët, por 4-5 elementë do t’i afroj në Kombëtaren A”, u shpreh Reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka njoftuar se…