Reja: Napoli është skuadra më e mirë italiane në histori

27 shkurt 2023 | 14:16

Napoli i këtij sezoni duket një skuadër e pathyeshme në Serie A, me të kaltrit që janë më pranë se kurrë titullit kampion në Itali.

Aktualisht të besuarit e trajnerit Luciano Spalletti janë të shkëputur me 18 pikë nga ndjekësit më të afërt, Interi, ndërsa një tjetër veçori e napoletanëve është edhe futbolli spektakolar dhe modern që ofrojnë.

Së fundmi, elozhet për skuadrën e Spallettit vijnë edhe nga ish-trajneri i Shqipërisë, Edy Reja i cili shprehet se Napoli është skuadra italiane më e mirë në histori.

Ndër të tjera, Reja beson te Napoli edhe në Champions League duke theksuar se do të mbërrijnë të paktën deri në gjysmëfinale.

“Nuk ishte parë më herët një distancë e tillë në klasifikim, për mua Napoli është skuadra më e mirë italiane në histori. Skuadra e drejtuar nga Spalletti ka dhënë leksione kudo, madje edhe në Champions League. Mendoj se mund të shkojë deri në gjysmëfinale. Më pas mbetet për t’u parë pasi në lojë janë skuadra të mëdha dhe me eksperiencë. Do të varet shumë nga shorti, në garën janë Real Madrid, Manchester City apo Bayern Munich. Megjithatë, Napoli do të thotë të vetën, jam i sigurt. Kvaratskhelia? E njihja para se të mbërrinte tek Napoli, e kisha studiuar kur isha tek Shqipëria pasi luajtëm miqësore me Gjeorgjinë. E studiova në çdo detaj me analistin Rossi. Është një futbollist i madh, një fenomen me topin në këmbë, nuk mund t’ia marrësh kurrë. Çdo lëvizje e tij është e rëndësishme për skuadrën, ose asiston, ose godet portën”, u shpreh Reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka thënë të hënën…