Reja zbulon listën për ndeshjet ndaj Francës dhe Andorrës

10 nëntor 2019 | 11:03

Shqipëria e ka publikuar listën e saj për dy ndeshjet e radhës kundër Andorrës dhe Francës vetëm pak minuta më parë. Ashtu siç u publikua në ditën e djeshme, Taulant Seferi dhe Myrto Uzuni e kanë marrë një ftesë në minutat e fundit.

Kjo pasi Sokol Cikalleshi është dëmtuar në ndeshjen e djeshme dhe nuk mund të grumbullohej nga kuqezinjtë. Gjithashtu është konfirmuar përfundimisht edhe mungesa e Armando Sadikut. Nga ana tjetër në kohë rekord është siguruar pjesëmarrja e Florian Kamberi në këtë listë.

Sulmuesi i Hibernianit dhe ku është përqendruar e gjithë vëmendja, do të jetë te Shqipëria që në këto dy takime. Një punë rekord për të mbyllur dokumentat e këtij lojtari brenda një kohe të shkurtër është bërë dhe tashmë do të luajë me Andorrën dhe Francën. Një risi tjetër është edhe afrimi i Enis Cokajt në listën e pritjes së Kombëtares A për herë të parë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi foli për lëndimin të cilin…