Rejhane Begolli ka nevojë për ndihmë financiare, shërimi në Turqi i kushton 25 mijë euro

14 shkurt 2020 | 20:36

Familja e Rejhane Begollit nga Peja, përsëri është duke kërkuar ndihmën e bamirësve për të mbledhur të holla, që do t’i mundësonin asaj edhe një intervenim tjetër që duhet ta kryej në Turqi.

Rejhane Begolli disa herë ka pasur intervenime, dhe ka vendosur një stendë, ndërsa asnjëra nga këto intervenime të bëra në Turqi, nuk kanë pasur sukses.

Asaj i duhen edhe 25 mijë euro që brenda tri ditësh të udhëtoj edhe njëherë për në Turqi.

Kërkesës së familjes Begolli i është përgjigjur edhe Shoqata Jetimat e Ballkanit, e cila ndihmoi me 1 mijë euro, dhe ftoi të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që t’i dalin në ndihmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet…