Reka përkujton të rënët në masakrën e Reçakut: Kosova nuk harron!

15 janar 2024 | 13:33

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, Blerim Reka, ka përkujtuar të rënët në masakrën e Reçakut, në 25-vjetorin e saj.

Reka ka thënë se masakra e Reçakut është një nga shumë krimet gjenocidale të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë, të pandëshkuara nga gjyqësia ndërkombëtare.

“Çerekshekull nga masakra e Reçakut.  Një nga shumë krimet gjenocidale të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë, të pandëshkuara nga gjyqësia ndërkombëtare. Drejtësia e vonuar është padrejtësi. Kosova nuk harron!”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhirimet e një filmi biografik për këngëtarin Michael Jackson do…