Rekomandimet e Zyrës së Auditorit të merren më seriozisht

11 gusht 2018 | 09:57

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, ka thënë se institucionet e vendit duhet të jenë më fleksibile sa i përket marrjes parasysh të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se shkalla e zbatimit të rekomandimeve të auditimit nuk është e kënaqshme.

Osmani ka theksuar se është e nevojshme të rritet fokusi në zbatimin e rekomandimeve, pasi kjo do të rezultonte me qeverisje të mirë dhe shërbime kualitative për qytetarët.

Ai ka bërë me dije se arsyet për zbatim të ulët të rekomandimeve janë mungesa e proceseve formale për monitorimin e mirëfilltë dhe sistematik të planeve të veprimit dhe mungesa e përkushtimit të duhur për trajtimin e tyre.

Osmani ka thënë se Kuvendi dhe Qeveria kanë dështuar të sigurojnë kushte për punë sa i përket akomodimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Vlorës ka njoftuar për arrestimin e Ridvan Zykaj…