Rektor Nimani merr pjesë në Asamblenë Gjenerale UNIMED në Jordani

22 qershor 2022 | 16:16

Në Amman të Jordanisë më 22 dhe 23 qershor po zhvillon punët Asambleja Gjenerale e UNIMED, rrjet i universiteteve të Mediteranit ku Universiteti “Fehmi Agani” është anëtar  i rregulltë.

Ky aktivitet vie pas dy vitesh të vështira kur mënyra e jetesës dhe e punës në mbarë botën u ndërpre nga pandemia edhe UNIMED u detyrua të organizoi vetëm evente online, tani me kënaqësi të madhe për herë të parë, Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë merr pjesë personalisht me rikthimin e aktiviteteve të UNIMED i përfaqësuar nga Rektori, Prof. Assoc. Dr. Artan Nimani, Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj dhe udhëheqësi i Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Denis Spahija.

Asambleja e Përgjithshme e UNIMED-it përfaqëson një ngjarje të rëndësishme vjetore ku rektorët, presidentët dhe përfaqësuesit e tyre takohen për të shkëmbyer pikëpamje dhe për të përcaktuar politikën për UNIMED-in, duke vendosur agjenden për një vit të plotë dhe duke iniciuar aktivitete dhe konferenca që formojnë kalendarin akademik rreth mesdhetare. Në të njëjtën kohë, është një mundësi e jashtëzakonshme për të takuar dhe rritur rrjetin e miqve të UFAGJ-së me përfaqësues të universiteteve, organizatave ndërkombëtare, student etj. Asambleja që është duke u zhvilluar është një ngjarje dyditore, me rreth 150 përfaqësues nga universitetet anëtare dhe partneritetet institucionale nga 20 vende të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ndërprerë punimet…