Rektori Hajrizi zgjidhet anëtar i bordit të gjigantit botëror teknologjik “EON Reality”

02 tetor 18:37

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi është emëruar anëtar i bordit të gjigantit teknologjik, EON Reality, lider botëror në ofrimin e teknologjive të avancuara për realitetin virtual dhe të shtuar XR.

Në bordin e kësaj kompanie, rektori Hajrizi së bashku me anëtarët tjerë të bordit dhe me ekspertët e teknologjisë, do të kontribuoj me përvojën e tij shumëvjeçare në shkencë, teknologji, inovacion dhe edukim.

Kompania EON është udhëheqës botëror në transferimin e njohurive dhe aftësive të bazuara në realitetin virtual dhe industri dhe arsim. 21 vitet e suksesit të EON Reality janë të lidhura me besimin dhe njohuri, si një e drejtë e njeriut dhe duhet të jetë e disponueshme, e arritshme dhe e përballueshme për secilin në planet. Për ta realizuar këtë, EON Reality ka zhvilluar standardin de-facto për softuerin e transferimit të njohurive dhe aftësive të realitetit të shtuar dhe realitetit virtual që mbështet pajisje nga telefonat mobil. Rrjeti global i zhvillimit EON Reality, numëron më shumë se 20 lokacione në të gjithë botën, ka krijuar bibliotekën udhëheqëse në botë AR/VR për arsim dhe industri me mbi 8,000 aplikime dhe mbi 40 milion përdorues në të gjithë botën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç, nuk e ka përjashtuar mundësinë…