Rektori Nimani njofton përfaqësuesit e “HERAS” me zhvillimet në UGJFA

24 tetor 2019 | 00:42

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” Artan Nimani, bashkë me prorektoren për çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë Vjollca Dibra, kanë pritur përfaqësuesit e projektit “HERAS”,  Aqim Emurli dhe Donjeta Ibra.

Rektori Nimani njoftoi përfaqësuesit e “HERAS” për zhvillimet e fundit në UGJFA,  për planifikimet për zgjerim me programe të reja si dhe rreth marrëveshjeve dhe bashkëpunimeve Institucionale.

Aqim Emurli fillimisht uroi menaxhmentin e ri  dhe theksoi se projekti “Heras” ka  për qëllim të kontribojë në funksionimin e mirë të Arsimit të Lartë dhe Hulumtimeve në Kosovë në linjë me parimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA) dhe zonës Evropiane të Hulumtimeve (ERA) për të përkrahur në veçanti zhvillimin e universiteteve publike.

Rektori Nimani i falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ndihmën e vazhdueshme që po i ofron ky projekt Universitetit tonë.

Po ashtu, përfaqësuesit e projektit “Heras”, u ndanë të kënaqur me punën që është duke u bërë në UGJFA, si dhe premtuan për zhvillime të reja në kuadër të këtij projekti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Takimi i ministrave të Mbrojtjes në NATO, ditën e enjte,…