“Remi” u përgjigjet deklaratave të Serbisë: Nëse doni paqe, për paqe jemi, nëse doni luftë, mos na kurseni

18 nëntor 2023 | 20:54

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Gjeneral Rrustem Mustafa “Remi”, iu është përgjigjur deklaratave nxitëse të Serbisë, se ‘hakmarrja nuk ka afat skadimi’. “Remi” ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, se kur të doni ne jemi gati kurdo dhe për gjithçka.

“Kur të doni jemi gati për gjithçka.

Nëse doni paqe, për paqe jemi, por, edhe nëse doni luftë, mos na kurseni.”, ka shkruar Gjeneral ‘Remi’

Postimi i plotë i Rrustem Mustafës:

– Hakmarrja nuk ka afat skadimi,

– kështu paskan thanë fqinjët tanë në veri!

Atëherë, sot edhe nesër ne jemi të njëjtit.

Kur të doni jemi gati për gjithçka.

Nëse doni paqe, për paqe jemi, por, edhe nëse doni luftë, mos na kurseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës. Këto përfaqësuese po…