Remzije Istrefi-Peci zgjedhet gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese

06 korrik 2018 | 13:34

Remzije Istrefi-Peci është zgjedhur gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese,  me 83 vota për, ndërsa votimi për kandidatët e tjerë do të përsëritet pasi të bëhet kuorumi.

Kryetari i komisionit, Hajdar Beqa, prezantoi votat e deputetëve. “Në bazë të rregullores së votimit, për me marrë mandatin e gjyqtarit kushtetues në këtë rast kalon vetëm Remzije Istrefi- Peci. Prej listës hiqet Emrush Kastrati, ndërsa votimi përsëritet për Nexhmi Rexhepin, Safet Hoxhën, Shkëmb Manajn dhe Vigan Qorollin”, ka thënë Beqaj.

/Epoka e re/ A. Mavraj

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi ka miratuar rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate për…