 
                    Renditja e FIFA-s, ja ku pozicionohen Kosova dhe Shqipëria
                25 korrik 2019
                |  13:34
            
        FIFA e ka publikuar renditjen më të re të Kombëtareve, kurse Kosova dhe Shqipëria kanë shënuar rritje në ketë renditje. Kosova është ngritur për një pozitë më lartë në krahasim me muajin e kaluar dhe tash “Dardanët” janë në vendin e 120-të me 1149 pikë.
Në anën tjetër Kombëtarja e Shqipërisë është ngritur për dy pozita. Muajin e kaluar kuqezinjtë ishin në pozitën e 66-të, kurse tash renditen në pozitën e 64-të.
Belgjika vazhdon të jetë e para në ketë renditje, kurse vendin e dytë e ka rrëmbyer Brazili që triumfoi në Kupën e Amerikës. Në vendin të tretë janë kampionët e Botëror, Franca.

/Epoka e re/
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        