Renditja në Superligën e basketbollit pas xhiros së tetë

31 tetor 2022 | 15:03

Në palestrën “Karagaç” në Pejë të dielën u zhvillua kryendeshja e xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në basketboll ku ballafaquan Peja dhe Sigal Prishtinës.

Skuadra nga Peja e fitoi duelin spektakolare me vetëm dy pikë diferencë 79-77 duke e vazhaur kështu kampionatin edhe më tutje pa asnjë humbje.

Nga ana tjetër, kampioni në fuqi Golden Eagle Ylli regjistroi një fitore të thellë ndaj Rahovecit të cilin e mposhti me rezultat 109-59.

Peja është lidere e tabelës me 16 pikë, e ndjekur nga Sigal Prishtina me 13, pastaj Golden Eagle Ylli është i treti me 12, ndërsa Trepça dhe Bashkimi e kompletojnë top-5-shen me nga 11 pikë, aq sa ka edhe Vëllaznimi në vendin e gjashtë.

Dy pozitat e fundit mbahen nga Ponte Prizreni me 10 pikë dhe Rahoveci me 9 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal për qytetarët e…