Reshjet e mëdha të shiut, dëmtohet aksi rrugor Vlorë-Orikum

25 janar 2021 | 09:25

Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë gjatë orëve të fundit ka sjellë dhe problemet e para në disa qarqe.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se reshjet e dendura të rëna gjatë orëve të fundit kanë dëmtuar rrugën në Vlorë.

Informacionet bëjnë me dije se për shkak të reshjeve është shembur rruga Vlorë-Orikum në zonën e Jonufrit ku aktualisht kalohet vetëm në një sens.

Gjithashtu mëngjesin e kësaj të hëne një pjesë e tokave bujqësore në Fushë Krujë janë përmbytur. /abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Vjosa…