Reshjet e shumta të shiut ndërpresin furnizimin me ujë nga KRU ‘Hidromorava’

11 janar 2021 | 10:44

Kompania Rajonale e Ujit “Hidromorava” njofton se është ndërprerë furnizimi me ujë nga FPU Përlepnicë.

Sipas kompanisë, kjo ka ardhur për shkak të reshjeve të shumta gjatë ditëve të fundit.

“Ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të fundit është ndërprerë furnizimi me ujë nga FPU Përlepnicë. Prej reshjeve të mëdha është rritur jashtëzakonisht turbullira në akumulacionin e Përlepnicës dhe te Guri i Hoxhës, ku e pamundëson trajtimin fiziko-kimik të ujit. Ekipet inxhinierike së bashku me teknologët e kompanisë janë duke punuar në mënyrë që tē rikthehet furnizimi i rregullt me ujë. Kompania do të ju mbajë të informuar për ecurinë e punëve”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona e mposhti Granadan në udhëtim me rezultat bindës 0-4…