Reuten: Pas liberalizimit, BE-ja duhet të merret me aplikimin e Kosovës për anëtarësim

19 prill 2023 | 16:35

Raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Thijs Reuten, ka thënë se pas liberalizimit të vizave, ky është një sinjal se duhet filluar me kapitujt vijues për integrimet evropiane.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) duhet të merret me aplikimin e Kosovës për anëtarësim me të njëjtin dedikim dhe shpejtësi siç ka bërë me aplikimet tjera.

“Dhe, sa i përket pesë vendeve që ende s’e njohin Kosovën, besoj që ky hap i posaçëm dhe përpjekjet që janë bërë, në atë që quhet marrëveshje normalizimi, janë sinjale që edhe për këto vende, është e rëndësishme që të lëvizin drejt njohjes formale”, është shprehur Reuten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka reaguar pas nënshkrimit…