Rexha: Brazili dhe Franca kanë dominuar deri më tani në Botëror

30 nëntor 2022 | 13:04

Futbollisti Kastriot Rexha vlerëson se Brazili dhe Franca janë kombëtaret që kanë dominuar me futboll deri më tani në Kampionatin Botëror.

Rexha ka folur edhe për Anglinë, duke thënë se nuk po dëshmohet në momentet kur duhet.

“Realisht për mua si kombëtare që më ka bindur është skuadra e Brazilit dhe Francës, shumë lehtë kanë fituar, edhe pse Brazili fitojë në minutat e fundit ndaj Zvicrës, gjatë gjithë kohë ka qenë dominante, fituesi ishte i ditur vetëm pritej goli”, ka theksuar Rexha në Botërorin Special, në Klan Kosova.

“Anglia ka qenë skuadra më e vlerësuar, as edhe njëherë s’ka treguar Anglia që siç anglezët kanë pretenduar se është”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, në fjalën e tij në…