Rexhepi largohet nga Drita, prezantohet te Ferizaj

02 qershor 2022 | 13:24

Portier i njohur Leutrim Rexhepi ka ndryshuar klub të enjten. Fillimisht portieri ferizajas nëpërmjet një postimi në “Facebook” bëri të ditur se më nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Dritës nga Gjilani.

“Pas një periudhe pesë vjeçare përfundon rrugëtimi im me klubin FC Drita. Faleminderit presidentëve, drejtorëve, trajnerëve dhe të gjithë bashkëpunëtoreve dhe në veçanti tifozëve ‘Intelektualët’”, ka shkruar Rexhepi. Pak orë më vonë ishte skuadra e Ferizajt ajo që njoftoi për arritjen  marrëveshjes me portierin në fjalë.

“Portieri ferizajas Leutrim Rexhepi i cili ishte pjesë e klubit FC Drita nga Gjilani, ka nënshkruar kontratën me klubin tonë. Rexhepi do të jetë gardiani i portës së klubit tonë për sezonin 2022/23”, thuhet në njoftimin e klubit që u rikthye në Superligë.

/Veton ZYMBERI/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet…