Rezervuarët e ujit po pastrohen dhe dezinfektohen

03 prill 2020 | 20:54

Punëtorët e KRU “Prishtina”, sot kanë pastruar dhe dezinfektuar rezervuarin e ujit në stacionin e pompave “Kroni” në Fushë Kosovë.

Për këtë arsye ne e kemi ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët e zonës që furnizohen nga ky sistem.

Furnizimi me ujë do iu rikthehet në orën 22:00, dhe vlen të theksohet se Bardhi i Madh ditëve në vijim, do të ketë furnizim me ujë 8 orë brenda 24 orëve.

Punëtorët e KRU “Prishtina” meritojnë respekt, të cilët me punë të pandërprerë po u dalin në ndihmë qytetarëve, andaj t’i trajtojmë ata të gjithë ne, sikurse mjekët, infermierët e policët, në vijën e parë të frontit në përballje me virusin COVID-19.

Pastrimi i rezervuarëve, i domosdoshëm për ruajtjen e cilësisë dhe sasisë së ujit të pijshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlo Ancelotti me siguri që mendon ndryshe nga tifozët e…