Ancelotti: Liverpooli ka të drejtë të ankohet nëse nuk merr titullin

03 prill 2020 | 20:42

Carlo Ancelotti me siguri që mendon ndryshe nga tifozët e skuadrës së tij. Strategu i skuadrës së Everton është shprehur se Liverpooli ka të drejtë të ankohet nëse nuk do të marrë titullin për shkak të koronavirusit.

“Do të kishin arsye të ankoheshin nëse nuk do t’u akordohej titulli, por gjëja që ka më shumë rëndësi në këtë moment është shëndeti i njerëzve. Duhet menduar vetëm për këtë e të ndjekim direktivat e qeverive, duke qëndruar në shtëpi. Duhet të ndryshojmë stilin e jetës. Kjo situatë do të transformojë shoqërinë: do të ketë marrëdhënie ndryshe e më njerëzore. Kurrë si tani nuk kuptohet më mirë sa i rëndësishëm është raporti me një bijë apo me gruan”, ka thënë Ancelotti.

“Në këto ditë ka më shumë komunikim në familje në krahasim me kur ishim vetëm me fytyrën para telefonit. Natyra na ka dhënë një sinjal e erdhi momenti të ndalojmë pak’”, ka shtuar Ancelotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka reaguar…