Rezultatet pas pjesës së parë në katër ndeshjet e Superligës

05 maj 2019 | 16:54

Kanë përfunduar pjesët e para na katër ndeshjet e IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra që po lufton për titull të kampionit, Llapi është duke fituar ndaj Trepçës ’89 (2-1). Mysafirët shënuan të parët nëpërmjet Lassine Traore, në minutën e 17-të. Katër minuta më vonë rezultatin e barazoi Ahmed Januzi. Në fund të pjesës së parë për Llapin shënoi Behar Maliqi për rezultatin 2-1.

Liria është duke luajtur baras me Ferizajn (1-1), kurse Ballkani ka shënuar dy gola në ndeshjen ndaj KEK-ut (0-2). Gjilani-Flamurtari është ndeshja e vetme që nuk ka sjell gola pas pjesës së parë.

/Epoka e re/  

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ish-nënkryetarin e LDK-së,…