Ribery largohet nga Bayerni, kjo është skuadra e re

15 prill 2019 | 16:02

Pas 12 sezonesh te Bayern Munchen, Franck Ribery duket se do t’i japë fund aventurës së tij te kampionët e Gjermanisë.

36-vjeçari, ka fituar çdo trofe të mundshëm me fanellën e Bayernit dhe tashmë fundi i tij në këtë skuadër, vjen në fund të sezonit. Mediet gjermane, bëjnë të ditur se francezi do të shkojë në Katar, te skuadra e Al Sad Sport Club, ekip në të cilën luan momentalisht Xavi, ish-mesfushori legjendar i Barcelonës.

Nëse ky lajm do të vërtetohet Ribery do të përfitojë një kontratë të majme, duke marra parasysh moshën që ka.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Postani është një ndër barnat më të përdorur te fëmijët…