Ribery: Mund të rikthehem në Bundesliga

21 janar 2021 | 14:05

Ish-ylli i Bayern Munchen, Franck Ribery, ka lënë të kuptohet se është i hapur për t’u kthyer në Bundesligë, edhe pse theksoi se tani për tani është i përqendruar te Fiorentina.

Kontrata e Ribery me Fiorentinën mbaron në fund të këtij sezoni dhe, edhe pse 37-vjeçar, Ribery nuk e ka ndërmend të ndalet.

“Tani për tani po mendoj vetëm për Fiorentinën. Jam i rëndësishëm për këtë ekip. Por nuk e hedh poshtë kthimin në Bundesligë kur të mbaroj punë këtu”, ka thënë Ribery.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden,…