Rikthehet Vali Corleone: Taksën ndaj Serbisë e vendosa unë

23 qershor 2019 | 21:36

Është rikthyer Vali Corleone!

Ai ka qenë pjesë e emisionit “n’Kosovë Show”.

I pyetur për shumë çështje, gjilanasi ka pohuar, ndër të tjera, se e ka në kontroll botën.

Vali Corleone gjithashtu ka deklaruar se vendosja e taksës ndaj mallrave nga Serbia ka qenë propozim i tij.

“Taksën me Serbinë e vendosa unë, ishte propozim i imi dhe normal që Qeveria e Kosoves e votoi”, ka pohuar ai.

Vali po ashtu ka thënë se ka raporte të mira me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe me shumë emra të njohur të botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksierja me të ardhme të ndritur, Donjeta Sadiku, pësoi humbje…