Rikthim emocionues i Jamesit në Real

26 gusht 2019 | 12:40

Ndonëse ishte i padëshiruar nga trajneri Zinedine Zidane, James Rodriguez nuk është shitur nga Real Madridi dhe të shtunën ishte në fushë nga minuta e parë në sfidën që madrilenët zhvilluan përballë Valladolidit.

Kjo ishte ndeshja e parë pas dy vjetësh për kolumbianin që u largua nga Reali në verën e 2017-s, në një huazim dyvjeçar te gjermanët e Bayern Munchenit, ndërsa tani është i bindur për qëndrimin në kryeqytetin spanjoll.

“Pas shumë kohësh jam kthyer në ‘Bernabeu’ dhe ishte një emocion unik. Falënderoj tifozët për mbështetjen. Vazhdojmë punën për t’u përmirësuar”, ka shkruar Jamesi, duke mbyllur përfundimisht mundësinë e largimit nga Madridi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një i ri 25-vjeçar është përballur me një fenomen të…