Rita Ora dëshiron që njerëzit të kujtojnë se ajo shkoi në Mbretërinë e Bashkuar si refugjate

18 prill 2023 | 15:16

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka shpjeguar pse dëshiron t’i kujtojë publikut se ka qenë refugjate para se të bëhej një superstar botëror.

Sipas medias britanike Metro.com, 32-vjeçarja u largua nga vendi i saj i lindjes, Kosova në fillim të viteve ’90 përpara se të kërkonte strehim në MB.

Pas 10 vitesh në industrinë e muzikës, ajo mendoi se ishte e rëndësishme të përhapte histori pozitive për refugjatët dhe t’i kujtonte të gjithëve se nga vinte. Ajo foli për të kaluarën e saj në një intervistë të re me Big Issue dhe rrëfeu udhëtimet e saj në Mbretërinë e Bashkuar para se të bëhej super e famshme.

Ylli i popit zbuloi: “Në këtë pikë të karrierës sime, ndjeva se ishte e rëndësishme t’i kujtoja publikut, si dhe vetes, udhëtimin”.

Rita vazhdoi duke thënë se donte të nënvizonte ‘perceptimin e njerëzve për një vajzë si unë që vjen nga një vend i botës së tretë si Kosova, dhe po, të qenit refugjat dhe të vinte në MB dhe ëndrrat e mia të realizoheshin’.

Këngëtarja ‘Let You Love Me’ foli për mundësitë e saj dhe vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së gjithçkaje që i është dhënë deri më tani.

“Nëse nuk do të kisha mundësi të shkoja në Londër dhe prindërit e mi nuk do ta bënin atë ndryshim të guximshëm, nuk do të mund të isha ulur këtu dhe të flisja me Norman Cook, një nga heronjtë e mi të preferuar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë është e qartë se zbatimi i vendimit të Parlamentit…