Rita Ora i kthehet aktrimit, poston foto me aktorin e famshëm britanik

12 nëntor 2019 | 20:31

Rita Ora është një këngëtare e suksesshme, por e kemi parë edhe në kinema, ku bie në sy roli i saj në filmin “Fifty Shades of Grey”.

Tashmë, duket se artistja nga Kosova do të jetë pjesë e një tjetër produksioni gjigant, pasi në Instagram ajo postoi një foto me kastin e filmit “Twist”, ku bën pjesë edhe i madhi Sir Michael Caine.

“Jam shumë e nderuar që jam pjesë e #Twist dhe e këtij kasti të mrekullueshëm. Është e pabesueshme të punosh me këta njerëz dhe gjithë ekipin çdo ditë, mezi pres t’ju shoh në 2020!!”, shkruan Rita Ora në rrjetin social.

Filmi do të jetë një rikrijim modern i romanit klasik “Oliver Twist” të Charles Dickens. Personazhi kryesor, i interpretuar nga Raff Law, do të vijë si një “artist rruge” që jeton në rrugët e Londrës së sotme.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj të martën është…