Rita Ora kërkon që të ndihmohet Australia pas zjarreve

05 janar 2020 | 13:30

Këngëtarja shqiptare tashmë me famë botërore, Rita Ora, ka bërë thirrje publike që të ndihmojmë Australinë pas zjarreve që e kanë kapluar.

Nëpërmjet një postimi në “InstaStory”, Rita ka kërkuar që të bëhemi bashkë për të ndihmuar Australinë në këtë krizë.

“Ne duhet të bëhemi bashkë për të ndihmuar Australinë në këtë kohë krize”, ka shkruar Ora.

Siç kanë raportuar mediet e huaja, mijëra njerëz kanë kaluar katër ditë në një gjendje stresi, por edhe mijëra persona janë evakuuar nga vatrat e zjarrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademik Rexhep Qosja, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në…