Rivera rinovon kontratën me Llapin

12 korrik 2022 | 13:09

Skuadra e Llapit ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me futbollistin Francisco Rivera. Meksikani Rivera ka vendosur të firmosë kontratën e tij të re me skuadrën e Llapit.

Mesfushori me tipare ofensive, Rivera do të jetë me skuadrën e Llapit edhe për një vit tjetër. Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e skuadrës së Llapit. Rivera pati 31 paraqitje në sezonin e kaluar, duke shënuar 8 gola dhe 2 asistime.

Njoftimi i plotë i KF Llapi:

Francisco Rivera rinovon edhe për një vit me Llapin

Mesfushori ofensivë më i vlerësuar në Superligë, meksikani Francisco Rivera ka vazhduar bashkëpunimin me klubin tonë edhe për edicionin e ardhshëm.

Ky rinovim me Riveran është i mirëseardhur në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Buduçnost Podgoricës që skuadra jonë do ta zhvilloi më 14 korrik në Stadiumin “Fadil Vokrri”.

Rivera ishte ndër futbollistët më të mirë të ekipit tonë në stinorin e kaluar duke arritur të zhvilloj 31 paraqitje, 8 gola të realizuar e 2 asistime në gjithsejtë 2.313′ minuta të zhvilluara.

Vizioni i lojës nga Rivera, mençuria e tij dhe qetësia para golit janë disa nga karakteristikat që e bëjnë atë ndër mesfushorët më të mirë në Superligën tonë.

Vazhdojmë SUPER RIVA?⭐️

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eva Longoria është duke shijuar diellin në Capri ndërsa është…