RIZA SMAKA EMER I MADH I SHKENCËS

01 janar 2021 | 15:06

Ndrron jetë Prof. Dr. Riza Smaka!

Riza Smaka, u lind ne Rugovë të Pejës, në vitin 1943, ku e kreu shkollën katërklasëshe ndërsa, shkollën tëtëklasëshe dhe, gjimnazin-drejtimin pedagogjik i kreu në Peje, në vitin shkollor 1963-64, në të cilin vit, në zbatim të konkursit “Kërkojmë nxënësin më të mirë në Kosove”, ka qenë vlerësuar dhe shpallur: “Nxënësi më i mirë në Kosove”!

Riza SMAKA, pas diplomimit në Fakultetin Juridik (1971) e kreu Provimin për Jurisprudencës (1973); pastaj, paralelisht i frekuentoi studimet pasuniversitare në shkencat historike dhe në shkencat juridike dhe, në këto të fundit, në gjeneratën e parë, magjistroi i pari ( 1969) dhe, në po atë gjeneratë, i pari të (1976);

Pos gjuhës amtare-shqipe, Riza SMAKA korrespondon rrjedhshëm në gjuhet Kroate & Serbe, në gjuhen Angleze dhe, shërbehet mirë me gjuhen Franceze.

Pas suprimimit violent të autonomisë politike – kushtetutare të Kosovës nga Serbia (1989-1999), në periudha të caktuara, Riza SMAKA, ka qenë i inkuadruar në aktivitete të organizuara për Kauzen e Kosovës, në radhe të parë , si
– anëtar i Kryesisë së Forumit të Intelektualeve të Kosovës;
– Kryetar i Shoqatës se Juristëve të Kosovës;
anëtar i Kryesisë dhe ,
– Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare në Botë…
– anëtar i Komisionit Kushtetutar për Hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të miratuar me 1990 në Kaçanik, një nga katër
– konsulentët kosovare për hartimin e Kushtetutës se Republikës së Shqipërisë, të miratuar në vitin 1997 dhe,
– anëtar i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës
se Republikës se Kosovës të miratuar, ne Prishtinë, në vitin 2008;

Pas vitit 1999, në periudha të caktuara, Riza SMAKA
ishte :
– koordinator i Projektit “JACLM” për Çështjet Ligjore të Kosovës;
– koordinator i Projektit “NRC CRP” për të Drejtat Civile në Kosovë;
– Kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës;
– Anëtar i Këshillit Legjislativ të Qeverisë se Kosovës, në dhe, për të cilin, ka hartuar shume projektligje;

Riza SMAKA është profesor ordinar për lendet E Drejta Biznesore & Ndërkombëtare dhe Kontratat ne Biznesin Ndërkombëtar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës… Ne Programin MASTER, në Fakultetin Ekonomik të UP-së, ligjëron Menaxhmentin në Shërbimet Publike, ndërsa, në Fakultetin e Shkencave të UP-së, në Programin MASTER, ligjëron lëndën Zhvillimi i Qëndrueshëm.

Riza SMAKA ka bërë udhëtime dhe qëndrime studimore në disa universitete të jashtme (Londër, Amsterdam, Bruksel…) ku, pos qëndrimeve studimore, ka ligjëruar tema aktuale nga sfera te vokacionit shkencor të vet; deri tani i ka botuar katër tekste universitare të recensuara:
E Drejta (1995),
E Drejta dhe Shteti (1997),
E Drejta Biznesore (2000), dhe,
E Drejta Biznesore Ndërkombëtare (2003), të cilin, e ka ribotuar me 2006 dhe 2009; Ka botuar 111 punime studimore dhe, ka marre pjesë në shume tryeza profesionale dhe në tryeza të rrumbullakëta, në simpoziume si dhe në konferenca shkencore.

Riza SMAKA, gjatë legjislaturës së tretë të Kuvendit të Republikës së Kosovës , ishte deputet jopartiak, ku, në periudha të caktuara, ishte anëtar i Komisionit Kushtetues, Komisionit për Çështje Legjislative, Komisionit për Buxhet e Financa dhe, anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave .

Riza SMAKA, gjatë tërë legjislaturës së tretë (2008, 2009 dhe 2010 ), edhe nga analizat e KDI-së, është vlerësuar dhe shpallur deputeti ( i Kuvendit të Republikës së Kosovës ) më i angazhuar dhe më i suksesshëm në të gjitha kategoritë !

Në librin e Prof. Dr. Ismet ELEZIT : “Mendimi Juridik Shqiptar” – Tirane, 1999, në faqet 249, 250 dhe 251, ndër të tjera, theksohet së zotëri Riza SMAKA:”… ka dhënë kontribut të çmuar në fushën e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, të drejtës kushtetuese dhe të drejtës administrative…”

Marrë nga FB i Vllaznim Kelmendit, Drejtor Financier i Unionit te Bizneseve Shqiptare në Gjermani
01.01.2021

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjislatura e vitit 2020 do të mbahet mend si më…