Rizani i PDK-së, thirrje institucioneve dhe individëve: Të parandalohen këto dëmka të keqbërjes dhe shkatrrimit të familjes

16 prill 2024 | 20:54

Rreth rastit të vrasjeve të fundit që kanë ndodhur në Kosovë, ka reaguar edhe Dega e PDK-së në Lipjan. Kryeteri i saj Hyzer Rizani ka shprehu shqetsimin e tij rreth këtyre vrasjeve të grave që po ndodhin në Kosovë. “Si degë e subjektit tonë politik PDK-së në Lipjan me shqetsim të jashtëzakonshëm dhe fjalë të ngrira nga rrethanat e krijuara të pasigurisë sidomos të shuarjes së jetëve të femrave shqiptare në veçanti dhe të sigurisë në përgjithësi thërrasim vendosmërinë e institucioneve dhe logjikën e etikën individuale dhe shoqërore që njëherë e përgjithmonë të parandalohen këto dëmka të keqbërjes dhe shkatrrimit të familjes dhe shoqërisë shqiptare, Kosovare.”, ka thenë ndër tjera në reagimin e tij, Rizani.

Reagimi i plotë:

Dhuna në familje deri në përmasa ekstreme të vrasjeve (marrjes së jetës) të femrës (gruas) shqiptare i tejkalon përmasat e situatës së rënduar të sigurisë për të mos pasur asnjë argument për tu deklaruar për situatë të sigurisë normale. Shuarja e jetës të femrës shqiptare po shkatërron familjet shqiptare dhe perspektivën e saj (fëmijët) të cilët po mbeten pa prind pa ditur dhe paragjykuar se si do të pëfundoj fati i tyre.

Si shoqëri bashkëkohore po degradohemi nga kjo dukuri e cila ka marrë përmasa dhe pa dilemë jemi në udhëkryqin esencial për cilën pozitë duhet ndryshuar me urgjencë me vendime të fuqishme të institucioneve duke fuqizuar situatën e sigurisë përmes ligjevënësve.

Jetën e njeriut nuk mund ta merr askush përveq ai që e ka krijuar dhe nuk justifikohet me as një të vetmin “argument“ shuarja e jetëve të vajzave, motrave dhe nënave shqiptare.

Si degë e subjektit tonë politik PDK-së në Lipjan me shqetsim të jashtëzakonshëm dhe fjalë të ngrira nga rrethanat e krijuara të pasigurisë sidomos të shuarjes së jetëve të femrave shqiptare në veçanti dhe të sigurisë në përgjithësi thërrasim vendosmërinë e institucioneve dhe logjikën e etikën individuale dhe shoqërore që njëherë e përgjithmonë të parandalohen këto dëmka të keqbërjes dhe shkatrrimit të familjes dhe shoqërisë shqiptare, Kosovare.

Hyzer Rizani, Kryetar i Degës së PDK-së Lipjan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miratimin e raportit të martën nga Asambleja Parlamentare e KiE-së…