Rizvanolli: Serbia nuk i liroi linjat energjetike deri më 1 korrik, vendimin e morëm pas njoftimit të BE-së

19 nëntor 2026 | 14:06

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se vendimi lidhur me linjat energjetike që Serbia nuk i ka liruar është marrë pas disa vitesh përpjekjesh dhe pasi Beogradi nuk e kishte zbatuar afatin e përcaktuar deri më 1 korrik 2026.

Duke folur për këtë çështje, Rizvanolli ka theksuar se KOSTT-i kishte paraqitur ankesë zyrtare, ndërsa në vitin 2025 Këshilli i Ministrave i Komunitetit të Energjisë kishte konstatuar shkeljen ligjore të Serbisë për moslirimin e linjave.

Ajo ka thënë se, pas moszbatimit të afatit dhe dështimit të zgjidhjes së propozuar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, institucionet e Kosovës e kishin njoftuar paraprakisht BE-në për vendimin që do të merrnin.

“Veprimet kanë filluar të ndërmerren dhe kjo çështje ka filluar të ngrihet që nga viti 2021. KOSTT-i zyrtarisht ka bërë një ankesë, kronologjia e vendimmarrjes ka qenë e tillë që tek në vitin 2025 është miratuar nga Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë një vendim, i cili ka konstatuar shkeljen ligjore të Serbisë në rastin e moslirimit të linjave. Vendimi i ka dhënë afat Serbisë deri më 1 korrik 2026 për t’i liruar linjat. Kjo nuk ka ndodhur. Me këtë rast, BE-ja ka propozuar një zgjidhje me ndërmjetësimin e tyre. Ne i kemi dhënë edhe disa muaj kohë për të realizuar këtë zgjidhje. Pasi kjo nuk ka ndodhur, ne kemi lajmëruar paraprakisht BE-në disa ditë më herët dhe kemi marrë këtë vendim”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës…