Robertson: Reali di t’i fitojë finalet

29 maj 2022 | 14:23

Andy Robertson ka folur pasi ekipi i tij, Liverpooli është mposhtur në finalen e Ligës së Kampionëve nga Real Madridi.

Liverpooli mbrëmë është mposhtur 1:0 nga Real Madridi, kështu këta të fundit e kanë fituar për herë të 14-të Ligën e Kampionëve.

Me këtë rast, Robertson ka dhënë një pasqyrë të dhomës së zhveshjes së Liverpoolit pas humbjes së tyre në Paris, duke thënë se përvoja e Real Madridit në finalet e Ligës së Kampionëve ka shkëlqyer në fund.

“Natyrisht që dhoma e zhveshjes është e qetë, e shkatërruar. Kjo është ajo që ndodh kur ju vini në finale dhe nuk fitoni. Kur përballesh me një ekip me përvojë, ata dinë t’ fitojnë finalet”, ka thënë ai për  “BT Sport”.

Më tutje, ai ka thënë se ekipi i tij kishte përball një portier që bëri pritje të pabesueshme.

“Ne patëm raste, dolëm kundër një portieri të pabesueshëm sonte, ai bëri disa pritje të pabesueshme”, ka thënë skocezi.

Liverpooli e ka mbyllur sezonin me dy trofe të fituar këtë sezon, atë të FA Cup dhe Carabao.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përpos vokalit dhe karrierës së saj të suksesshme, këngëtarja e…