Robsoni krahason Fernandesin me Scholesin

04 prill 2020 | 11:33

Ish-kapiteni i Manchester United, Bryan Robson, e ka krahasuar mesfushorin e “Djajve të Kuq”, Bruno Fernandes me legjendën, Paul Scholes.

Ai shpreson që të mbajë këtë ritëm dhe të shkruajë histori me Unitedin, siç ka shkruar Scholes.

Fernandes është transferuar në janar në “Old Trafford” por brenda një kohë të shkurtër ka fituar zemrat e të gjithëve dhe është i padiskutueshëm në formacionin e Ole Gunnar Solskjaer.

“Ai nuk është tip lojtari si Roy Keane, Paul Ince apo Nicky Butt, për mua, ai është më shumë si Paul Scholes; ai është fantastik në rolin e tij midis mbrojtjes dhe mesfushës”.

“Ai ka vizion fantastik mënyra se si pason, gjithashtu mund të bëjë pasime edhe si Paul Scholes, mund të shënojë gola”.

“Shpresoj që ai të tregojë se unë kam të drejtë dhe të bëhet një tjetër Paul Scholes për Manchester United”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhimi vendor nga termocentralet e KEK-ut është rreth 800 megavatë…