Roma humb nga Sampdoria e Ranierit

02 maj 2021 | 22:54

Të humbasësh 6-2 një gjysmëfinale, aq më tepër nëse e ke mbyllur pjesën e parë në avantazh, është një goditje e rëndë nga e cila të duhet kohë ta marrësh veten.

Kështu i ka ndodhur Romës, që u turpërua nga Manchester United në Europa League.

Ekipi i Fonsecas humbi edhe sonte. Sampdoria i mposhti 2-0 Marash Kumbullën me shokë (mbrojtësi shqiptar u rikthye titullar). Adrien Silva kaloi vendasit në avantazh në limitet e pjesës së parë, ndërsa Jakub Jankto vulosi fitoren e Sampdorias në mesin e fraksionit të dytë të takimit.

Dy minuta më vonë, VAR-i anuloi golin e spanjollit Mayoral në krahun tjetër, ndërsa Edin Dzeko humbi një penallti pak minuta më vonë, për të konfirmuar momentin e errët që po kalon skuadra kryeqytetase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria ka…