Roma së shpejti me ofertë konkrete për Dybalan

17 korrik 2022 | 15:29

Paulo Dybala së shpejti do të marrë ofertë konkrete nga Roma.

Brenda 24 orëve të ardhshme, Roma është thënë =se do t’i paraqesë një ofertë konkrete për Paulo Dybalan dhe do të pres një përgjigje të shpejtë nga ana e lojtarit.

Trajneri i “Giallorossëve”, Jose Mourinho, raportohet se ka folur personalisht me sulmuesin argjentinas në telefon një javë më parë, duke u përpjekur ta bindë atë për kalim në kryeqytetin italian duke nënvizuar ambiciet dhe projektin e tij.

Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, Mourinho e dëshiron Dybalan në skuadrën e tij dhe ai ka shtyrë drejtorin Tiago Pinto të bëjë një lëvizje vendimtare. Brenda 24 orëve, Pinto do të prezantojë zyrtarisht ofertën e “Giallorossëve”- tek agjenti i lojtarit.

Roma do t’ia bëjë të qartë 28-vjeçarit se ata presin një përgjigje brenda ditëve të ardhshme ose do të fillojnë të fokusohen në objektiva të tjerë.

Dybala tash e disa javë po e pret një ofertë konkrete nga Interit, por “Nerazzurrët” kanë hasur në vështirësi në shitjen e njëri nga Sanchez apo Dzeko për të krijuar hapësire dhe fonde për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Leci ishte 21 vjet në shërbim të qytetarëve. Por,…