Ronald Sobowale zyrtarizohet te Laçi

09 qershor 2023 | 12:04

Ronald Sobowale karrierën do ta vazhdojë në Shqipëri, te KF Laçi. Klubi nga Kategoria Superiore ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin anglez. Sobowale me Laçin ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare.

25-vjeçari ishte pjesë e Malishevës për dy sezone. Në sezonin e fundit ai shënoi 13 gola dhe ishte ndër futbollistët më spikatur në Superligën e Kosovës.

“KF Laçi njofton se ka nënshkruar me sulmuesin Ronaldo Sobowale për dy sezone. Anglezi ka spikatur në Kosovë te Malisheva, ku shënoi 13 gola sezonin e fundit dhe do të veshë fanellën tonë në vazhdim. I urojmë suksese Sobowale me fanellën bardhezi!”, thuhet në njoftimin e klubit të Laçit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë mbushur pesë vjet prej që se legjenda e…