Ronaldo, Coutinhos: Barça sillet keq me brazilianët

29 dhjetor 2017 | 13:56

Ish-ylli brazilian i Kombetarës dhe i shumë skuadrave të mëdha evropiane, Ronaldo i ka bërë me dije Philippe Coutinhos se Barcelona i trajton keq futbollistët brazilianë.

“Isha shumë më i lumtur dhe më i lidhur te Real Madridi, përkundër që kam jetuar një vit shumë të mirë te Barcelona. Në fund historia ime me Barçën ishte shumë e keqe, e ngjashme me atë të Neymarit. Barcelona gjithmonë ka pasur probleme me lojtarët brazilian: Neymarin, Romarion, Ronaldinhon dhe mua. Të gjithë jemi trajtuar keq nga klubi në fund, përkundër kontributit dhe përkushtimit të madh”, ka thënë Ronaldo.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tifozët e Real Madrid do të preferonin që Harry Kane…