Ronaldo: Do të jetë viti i madh i Juves

04 shkurt 2019 | 11:11

Pas humbjes me Atalantën, Juventusi u ndal nga Parma, duke pësuar tre gola. Cristiano Ronaldo realizoi dy herë, por nuk u mjaftoi bardhezinjve për t’i marrë pikët e plota nga ky takim.

“Ky është futbolli. Jam i lumtur që zhvilluam një lojë të mirë, edhe pse në fund nuk arritëm dot që ta merrnim maksimumin nga ky takim. Skuadra zhvilloi një pjesë të parë mjaft të mirë. Kundërshtari shënoi vetëm nga pakujdesia dhe gabimet tona, duke mos na vënë seriozisht në rrezik. Nuk mund të them se rezultatet e fundit janë nga ngarkesa fizike, por vetëm nga disa gabime. Jam i bindur se do të përmirësohemi edhe më shumë dhe nuk shoh që të kemi ndonjë problem për t’u shqetësuar. Jam i sigurt se ky do të jetë viti i madh për Juventusin”, ka thënë Ronaldo.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është nisur për…