Ronaldo e dëshiron Navasin në Juventus

25 nëntor 2020 | 15:49

Juventusi ka një portier të mirë në radhët e veta, Wojciech Szczesny që ka pasur paraqitje të mira për “Zonjën e Vjetër”, por Cristiano Ronaldo i ka sugjeruar Juventuisit që të transferoj portierin e PSG-së, Keylor Navas.

Ylli portugez ka një miqësi të madhe me Keylor Navas, e vlerëson shumë si portier dhe po tenton të bindë drejtuesit e Juventusit të investojnë te ish-shoku i skuadrës te “Los Blancos”, teksa Navas besohet se nuk do ta refuzonte bashkimin me CR7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina e ka fituar derbin ndaj Llapit (0-2), kurse Trepça…