Ronaldo e fton Marcelon në Valladolid

17 qershor 2022 | 16:39

Marcelo i dha fund karrierës së tij me Realin e Madridit teksa të hënën e kaluar shpalli edhe lamtumirën nga klubi. Ai la “Los Blancos” pas 16 vjetësh, por fitoi 25 trofe dhe tani është vënë në kërkim të një klubi të ri.

Mediet spanjolle njoftuan se tri klube nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Turqia, i kanë ofruar një mundësi brazilianit. Por në orët e fundit po qarkullojnë zërat se Marcelo mund ta vazhdojë karrierën e tij në Spanjë. Ai mund të qëndrojë në La Liga, teksa Valladolidi i ngjitur në këtë sezon në Primera ka shfaqur interes për të.

Në këtë drejtim ka ndihmuar jo pak Ronaldo da Lima, i cili është dhe president i Valladolidit. Ronaldo ka kontaktuar me Marcelon, duke i bërë propozimin e tij. Tani fjalën e ka mbrojtësi i majtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori…