 
                    Ronaldo: Isha më i miri kundër PSG-së
                15 shkurt 2018
                |  11:45
            
        Real Madrid e ka fituar ndeshjen e parë ndaj PSG-së (3-1), kurse Cristiano Ronaldo realizoi dy gola. Ylli portugez beson se ka qenë më i miri i kësaj ndeshje.
“Është gjithmonë e veçantë kur ti shënon dhe ekipi fiton ndeshjen. Kam qenë më i miri në fushë në këtë ndeshje, kam ndihmuar skuadrën të fitojë duke shënuar dy gola”, ka thënë Ronaldo, i cili lidhur më kualifikim ka shprehur mendimin se ende asgjë nuk ka përfunduar.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        