Ronaldo: Isha shuam afër Cityt, por vendosi e kaluara ime   

17 nëntor 2022 | 13:28

Cristiano Ronaldo vijon të zbuloj detaje të tjera të rëndësishme nga karriera e tij. Ai vendosi të rikthehet te Manchester United në ditët e fundit të gushtit të vitit 2021, edhe pse në fakt ishte shumë pranë një kalimi te Manchester City.

“E them sinqerisht, unë isha shumë afër kalimit te Manchester City, bisedova shumë me ta, e tha edhe Guardiola dy javë më parë. Ata u përpoqën shumë të firmosnin me mua. U habita disi, por zemra ime foli me zë të lartë në atë moment. Historia që kisha në Manchester United dhe Sir Alex Ferguson bënë ndryshimin. Unë nuk e mohoj, e mora me vetëdije dhe zemër vendimin për t’u rikthyer. Fola me Ferguson dhe ai më tha: ‘Është e pamundur që ti të shkosh në Manchester City‘. Unë iu përgjigja: ‘Mirë, shef’. Nuk mund t’i ktheja shpinën të kaluarës sime. Nuk pendohem që u riktheva tek United, biseda me Ferguson ishte vendimtare, aty kuptova se nuk mund të bëhesha pjesë e Manchester City”, ka thënë Ronaldo.

“Rangnick? E thërrisja shef si gjithë trajnerët e tjerë në karrierë, por thellë brenda vetes nuk e pashë kurrë si një trajner. Solskjaer? E adhuroj, mendoj se ai është një person i mrekullueshëm, por nuk e kishte të lehtë të bënte gjëra të bukura pas largimit të Ferguson. Gjithsesi, unë mendoj se Ole ka zhvilluar një punë të mirë si trajner i United, por ai kishte nevojë për më shumë kohë”, ka shtuar portugezi. Cristiano Ronaldo ka thënë se trajnerët në United mendojnë se janë Coca Cola e fundit që ka mbetur në shkretëtirë.

“Pse flas? Sepse kështu e ndjej, më pëlqen të flas. Nuk arrij të kuptoj një gjë, tek United vijnë trajnerë që mendojnë se janë Coca Cola e fundit që ka mbetur në shkretëtirë… Unë i respektoj të gjithë, çdo qasje dhe mentalitet të ndryshëm, por më disa pika nuk mund të pajtohem vërtet”, ka deklaruar Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kabineti i Endoskopisë në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK është…