Ronaldo: Jemi një ekip kampionësh, kështu fitohet Liga e Kampionëve

09 dhjetor 11:53

Hera e fundit përballë Lionel Messit në Ligën e Kampioneve ishte 9 vite më parë, por mbi të gjitha, fansat e argjentinasit nuk kishin reshtur së ia kujtuari se nuk kishte shënuar ende golin e parë ndaj “Pleshtit” në Evropë. Dhe hakmarrja e portugezit ishte ekzemplare, dopietë, fitore 3-0 dhe i rrëmben rivalit të përjetshëm vendin e parë në grup. Prandaj, vetë Ronaldo nuk kishte se si të mos ishte euforik pas fitores.

“Për mua është gjithmonë bukur që të rikthehem në Spanjë, por edhe në Katalonjë, sepse të luash në ‘Camp Nou’ është gjithmonë e vështirë. Barcelona është pa dyshim një nga skuadrat më të forta dhe më të mira me të cilat jam përballur, por fatkeqësisht për ta, sot (dje) ata gjetën përballë një skuadër kampionësh… Por Juventusi nuk është vetëm kjo, por në të njëjtën kohë një familje e vërtetë, e fortë dhe e bashkuar. Madje, duke luajtur kështu, nuk kemi asgjë për të pasur frikë përballë askujt, deri në fund të sezonit. Prandaj, forca djema, forca Juve, sepse kështu fitohet Champions-i”, ishte postimi i gjatë i Cristiano Ronaldos pas ndeshjes në rrjetet sociale të portugezit i cili vazhdoi edhe mbrëmë me vendosjen e disa statistikave të frikshme si më poshtë:

– Falë dopietës së tij, Ronaldo mposhti Barcelonën në shtëpi pas 7 vitesh pa humbje në Champions (e fundit në 2013-ën, ndaj Bayernit).

– “Camp Nou” u shndërrua në stadiumin që Cristiano Ronaldo ka shënuar më shumë gola në transfertë (14 realizime) gjatë karrierës së tij.

– Cristiano Ronaldo, autori i 134 golave në Ligën e Kampioneve dhe 752 në karrierë, dje festoi golin e 14-të ndaj katalanasve, në 13 transfertat e fundit të luajtura ndaj tyre.

– Me dopietën e djeshme, Ronaldo u ngjit në kuotën e 20 golave, në duelet ndaj Barcelonës.

– Ndërkohë, ajo e djeshmja ishte dopieta e tretë për Ronaldon ndaj Barcelonës, pas asaj në tetorin 2012 (La Liga) dhe në shkurt të 2013-ës në Kupën e Mbretit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vlerësuar se Kosova…