Ronaldo ka një mesazh për fansat

16 tetor 2020 | 17:02

Cristiano Ronaldo po e kalon periudhën e karantinës në vilën e tij në Torino. Sulmuesi i Juventusit, për shkak se rezultoi pozitiv me koronavirus, nuk do të jetë në ndeshjen që Juventusi do të luajë jashtë ndaj Crotones.

Portugezi, megjithatë, duket se është në formë të shkëlqyeshme dhe kjo mund të shihet nga postimi i fundit, i publikuar në “Instagram”, ku Ronaldo pozon i buzëqeshur pranë pishinës së vilës së tij në Torino. “Mos lejo që ajo që nuk mund të bësh të të pengojë në atë që mund të bësh”, ka shkruar Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KALTRINA BERISHA   Melinë   Mesdita ka nis me ardhë…