Ronaldo: Kjo është arsye pse me bleu Juventusi

13 mars 2019 | 12:03

Pas fitores 3-0 ndaj Atletico Madridit, për “Sky Sport Italia”, foli edhe vetë protagonisti kryesor ndeshjes, Cristiano Ronaldo.

Ai shprehet se ky është mentaliteti që duhet në Ligën e Kampionëve, dhe Juventusi është në rrugën e duhur, bashkë me të në ekip.

“Duhej të ishte një natë speciale, dhe kështu ndodhi. Jo vetëm për golat e mi, por edhe për skuadrën dhe lartësinë e pabesueshme në fushë. Ky është mentaliteti që duhet në Ligën e Kampionëve, dhe ne jemi në rrugën e duhur. Juventusi prandaj më ka marrë, për ta ndihmuar në netët të tilla magjike si kjo. Atletico është vërtetë një skuadër e fortë për t’u përballur, por ne jemi gjithashtu të fortë dhe sot e provuam. Është ende herët të flasim për finale, t’i marrim me radhë”, ka deklaruar Ronaldo.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëdrejtuesi i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj,…